1 - Përmbledhje
Kjo politikë e privatësisë përshkruan se si të dhënat tuaja personale grumbullohen, përdoren dhe mbrohen nga ne, Flying TIA. Duke e përdorur shërbimin tonë (në faqen e internetit, aplikacionin web ose aplikacionet mobile), ju e pranoni se e kuptoni këtë politikë, prandaj lexojeni me kujdes. Ne mund të modifikojmë përmbajtjen e këtij dokumenti / faqe dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë.
Ju mund të gjeni lidhjen (link) e këtij dokumenti në pjesën e poshtme të faqes (footer) me titullin "Privatësia". Fjala "Privatësia" në titullin e lidhjes (link) mund të gjendet lehtë dhe në mënyrë intuitive përshkruan kuptimin e lidhjes.
2 - informacioni i parapërcaktuar që ne mbledhim
Kur hapni faqen tonë të internetit, pa përcaktim, serverët tanë automatikisht ruajnë adresën tuaj IP publike (në çastin e shfletimit). Me adresën IP publike është i lidhur informacioni i mëposhtëm:
- Vendndodhja juaj (shteti dhe ndoshta edhe qyteti),
- Ofruesi i shërbimit të internetit,
- Numri i vizitave në përgjithësi.
Pa përcaktim, së bashku me adresën IP publike ne mbledhim:
- Informacion rreth pajisjes suaj,
- Llojin e shfletuesit,
- Sistemin operativ.
Kjo është e nevojshme për një veprimtari normale, të optimizuar dhe të sigurt. Përveç shtetit, informacioni i mësipërm nuk është strukturuar ose organizuar, por ruhet (pa përcaktim) për t'u përdorur nga departamenti i IT-së vetëm për të ndjekur rastet e sulmeve kibernetike.
3 - Vizita anonime
Përdoruesit mund ta vizitojnë faqen tonë në mënyrë anonime, pa nevojën e krijimit të një llogarie. Edhe në mënyrë anonime ne mbledhim informacionin e përmendur më lart (IP publike, shfletuesin, sistemin operativ etj.)
4 - Forma e kontaktit
Për të përdorur formën tonë të kontaktit mund t'ju kërkohet të shkruani emrin tuaj, postën elektronike, mesazhin dhe (jo me detyrim) numrin tuaj të telefonit. Këto detaje ruhen në sistemin tonë dhe mund të shikohen vetëm nga stafi i autorizuar për të vazhduar me kërkesën tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm gjatë shqyrtimit të kërkesës që ju keni. Kur të zgjidhet çështja/kërkesa, ky informacion do të fshihet (7 ditë pasi të jetë zgjidhur çështja).
5 - Llogaria
Kur regjistroni një llogari në faqen tonë të internetit, sipas rastit, mund t'ju kërkohet të shkruani emrin e përdoruesit, adresën e emailit dhe fjalëkalimin.
Avatari dhe emri i përdoruesit mund të jenë publike, prandaj, ju lutemi, zgjidhini ato me kujdes.
Emri, mbiemri, emaili, adresa, numri i telefonit, emri i kompanisë nuk do të publikohen/shpërndahen dhe do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme.
Fjalëkalimet ruhen në format të koduar, të cilat nuk mund të kthehen në formën origjinale. Gjithmonë krahasojmë fjalëkalimet e koduara për të kontrolluar hyrjen (login) e suksesshme.
Procedura e rivendosjes së fjalëkalimit krijon një fjalëkalim të ri të përkohshëm (të rastit). Ky fjalëkalim do të dërgohet me email dhe për këtë arsye mund të ruhet në shkrimet (logs) tona. Ne sugjerojmë që përdoruesit tanë ta ndryshojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
6 - Cookies
Ne përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit. Cookies janë skedarë të vegjël të vendosur në kompjuterin tuaj përmes shfletuesit tuaj të internetit (nëse i lejoni) për të njohur kompjuterin dhe shfletuesin tuaj kur përdorni shërbimin tonë. Brenda cookies është vendosur një ID unike (numri i gjeneruar rastësisht) nga serverët tanë të internetit për të ruajtur disa informacione.
Për të mësuar më shumë rreth "cookies", ju lutem klikoni këtu .
7 - Lidhje të palëve të treta
Herë pas here, sipas gjykimit tonë, ne mund të përfshijmë ose ofrojmë lidhje (links) të palëve të treta në faqen tonë të internetit. Ju lutemi të keni parasysh që ne, Flying TIA, nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë të faqeve të tilla. Këto faqe të palëve të treta kanë politika të ndara dhe të pavarura të privatësisë.
Për të mbrojtur integritetin e shërbimit tonë, ju jeni të mirëpritur të na dërgoni çdo reagim në lidhje me këto website.
8 - Për fëmijët nën 13 vjeç
Ky shërbim nuk është menduar specifikisht për t'u përdorur nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Në këtë rast, prindërit janë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve të tyre në internet. Për shkak të natyrës së shërbimit tonë, nuk mund t’ dallojmë vizitorët sipas moshës, por nëse kemi informacion të tillë, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve.
9 - Ndarja me palë të treta
Ne nuk shesim, ndajmë, tregtojmë apo transferojmë tek palët e jashtme informacionin tuaj personalisht të identifikueshëm pa miratimin tuaj.
- Ne mund të lëshojmë informata kur nxjerrja e tyre është në përputhje me ligjin, në përputhje me politikat tona të faqes, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose sigurinë e të tjerëve.
- Informacioni i vizitorëve që nuk mund të identifikohen personalisht, mund të publikohet për qëllime marketingu, në formën e statistikave.
Faqet e internetit të palëve të treta ose shërbimet e lidhura me Flying TIA nuk mbulohen nga kjo politikë e privatësisë.
10 - Siguria
Çdo lidhje e bërë përmes shfletuesit tuaj me serverët tanë është e koduar në SSL (Secure Socket Layer). Kjo është e rëndësishme për të mbrojtur privatësinë tuaj sepse informacioni kalon një rrugë të gjatë para se të arrijë serverët tanë. Informacioni juaj (skedarët, kërkesat etj) nuk mund të rrjedhë gjatë rrugës për në serverët tanë.
Informacioni juaj personal ruhet pas sistemeve të siguruara dhe është i arritshëm vetëm nga një numër i kufizuar i personave me qasje (akses) të veçantë në të dhe kërkohet që informacionet të mbahen konfidenciale. Serverët menaxhohen nga administratorët e Flying TIA me kredenciale të veçanta vetëm gjatë mirëmbajtjes ose çështje të tjera. Gjatë këtyre ndërhyrjeve, aktivitetet/komandat do të regjistrohen në mënyrë që të garantohet një proces i sigurt dhe transparent.
11 - Ndryshimi i përmbajtjes suaj
Shërbimi ynë ju lejon të ndryshoni ose të modifikoni informacionin e dhënë më parë. Për të ruajtur një përmbajtje profesionale dhe të përshtatshme, disa informacione kërkojnë kontroll manual nga operatorët tanë (Shembull: avatars).
12 - Kontakti
Është e pamundur të përfshihen këtu të gjitha detajet ose situatat në lidhje me privatësinë tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me politikën e privatësisë, ju lutemi na kontaktoni duke përdorni formën tonë të kontaktit. Ne do t'ju përgjigjemi brenda 48 orëve.
https://flyingtia.com
31 Maj 2023